Koçijançiç:Paralajmërim Shqipërisë për veton e Maqedonisë e Greqinë

Shqipëria

Koçijançiç:Paralajmërim Shqipërisë për veton e Maqedonisë e Greqinë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 21:59

Komisioni Europian paralajmeron Shqiperinë për Greqinë dhe Shkupin. Keshtu e komentuan mediat greke, deklaratën e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç. Edhe pse, përmbajtja e deklarates së Koçijançiç, ishte e ekuilibruar dhe pa adresime konkrete.

E pyetur nga mediat greke nësë iniciativa e fundit e Tiranës, destabilzion procesin e integrimit të Ballkanit Perendimorë në BE, ajo tha se instancat europiane janë pro normalizimit të marrdhënieve dhe integrimit europian.

“Rikujtojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajojmë autoritetet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e këtij objektivi, veç të tjerash edhe përmes masave për krijimin e besimit dhe dialogut”, ka theksuar Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Mogherinit

"BE-ja nxit normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kuadër të anëtarësimit në BE. BE-ja mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në rrugën evropiane. Në këtë kontekst, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi është i lartë. Ne shpresojmë se bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë normalisht. Ne kujtojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe për të inkurajuar autoritetet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë masat për ndërtimin e besimit dhe dialogut”,- tha ajo, duke theksuar veçanërisht tri herë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat