Vëllai i kandidatit të PD-së: Polici më qëlloi me armë

Shqipëria

Vëllai i kandidatit të PD-së: Polici më qëlloi me armë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 20:52

Shkodër- Dita e parë pas hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike, u shoqërua me një incident në Vaun e Dejës. Vëllai i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës në Shkodër denoncoi të premten, një sulm që sipas tij i është bërë me armë.

Fred Hila deklaroi se është sulmuar me armë ndërsa udhëtonte me makinë. Ai ka bërë denoncim në Polici për ngjarjen e rëndë duke drejtuar gishtin e akuzës nga polici i zonës.

“Më kanë sulmuar. Po ecja me makinë kur më sulmuan me armë. Bëra denoncim në polici. Jam sulmuar me armë nga polici i zonës, me mbiemër Dodani”, ka thënë Fred Hila, vëllai i kandidatit të PD­së për Vaun e Dejës, Zef Hila.

Pas marrjes së denoncimit, blutë e Shkodrës kanë nisur hetimet, por kanë deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë provë në vendin e ngjarjes. Menjëherë pas raportimit të këtij incidenti në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat