PD bën thirrje prokurorisë për zbardhjen e rastit në Vaun e Dejës

Shqipëria

PD bën thirrje prokurorisë për zbardhjen e rastit në Vaun e Dejës

Më: 22 maj 2015 Në ora: 20:39

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen e sotme në Vaun e Dejës kur një efektiv i policisë hapi zjarr me armën e shërbimit kundër vëllait të kandidatit të Partisë Demokratike në bashkinë e Vaut të Dejës.

Duke dënuar me forcë këtë akt, Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të marrë të gjitha masat për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënien e autorit para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat