Veliaj shpalos 12 projekte për Tiranën

Shqipëria

Veliaj shpalos 12 projekte për Tiranën

Më: 22 maj 2015 Në ora: 20:00

Erion Veliaj, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, ishte i pranishëm në një takim elektoral në Qytetin Studenti nga ku prezantoi programin, i cili sipas tij do ta kthejë kryeqytetin në drejtimin e duhur.

Veliaj shpalosi 12 projekte, të cilat sipas tij, do ta shndërrojnë tërësisht fytyrën e kryeqytetit. Ai deklaroi se në 4 vjet, në Tiranë janë krijuar më shumë probleme sesa kanë ekzistuar më parë, duke nisur me rrugët e amortizuara, mungesën e ndriçimit, mbetjen urbane, tregjet, shkollat pa ngrohje etj.

"Kur diçka që e vjedh, e plaçkit dhe e rrëmben me dhunë nuk mund ta duash, por vetëm e shkatërron”, tha Veliaj. “Sot jemi shumë dhe bashkë. Kjo është formula magjike për ta bërë një qytet të jetueshëm. Këto zgjedhje janë për familjet tona, për problemet e njerëzve, për pyetjet se ç’mund të bëjë bashkia për shkollat, për çerdhet, rrugët etj. Pikëpyetja për qytetarët është shumë e thjeshtë: ose kundërvajtje ose në drejtimin e duhur, për t’i dhënë zgjidhje pyetjeve që gjithsecili prej nesh ngre në tavolinën e tij të bukës.

Në Tiranë janë 3 mijë probleme të identifikuara. Kemi identifikuar 138 hapësira parkimi abuzive. 278 hapësira publike të zëna. 63 probleme me ujësjellës”, tha Veliaj.

12 projektet e Veliajt

1-Do të ngremë një kampus studentor dinjitoz për studentët tanë, me hapësira moderne në Kryeqytet.

2-Bulevardi i ri i Tiranës do të kthehet në një mushkëri fantastike për qytetin, me një nga parqet më të bukura.

3-Projekt madhor masterplan i biçikletave dhe këmbësorëve, që synon të 10-fishojë numrin e njerëzve që përdorin biçikletat apo të ecin, duke e çuar në 4%.

4-Propozim konkret për Parkun Olimpik.

5-Ne duam ta përfundojmë projektin për liqenin, duke e integruar me kopshtin zoologjik dhe botanik.

6-Do ketë një hyrje të re në tiranë nga rruga e Dibrës.

7-Bashkimi i 13 komunave në një bashki na jep një projekt fantastik për projektin e 100 liqeneve të Tiranës.

8-Një model i mrekullueshëm për krijimin e fondit të komuniteteve të lagjeve.

9-Shkollat si qendra komunitare.

10-Do t’i krijojmë Parkun e Pemëve të Besimit përgjatë bulevardit, midis piramidës dhe hotel Dajtit.

11-Projekti i Pazarit të ri, duam të jetë projekti i parë nga i cili përfiton Tirana.

12- Do përfundojë unaza e mesme, e voglën dhe do mbyllim edhe unazën e madhe. Kjo do të bëjë që të kemi një trafik që ecën më shpejt dhe një frymëmarrje për Tiranën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat