Azilkërkuesit, 3 masat e policisë gjermane

Shqipëria

Azilkërkuesit, 3 masat e policisë gjermane

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:34

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, priti ditën e sotme homologun e tij gjerman, Dieter Romann. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimin mes dy policive në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit, krimeve kibernetike dhe terrorizmit.

Çako garantoi homologun gjerman se policia shqiptare është e angazhuar plotësisht në plotësimin e objektivave dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar.

“Falë angazhimit të strukturave të luftës kundër trafiqeve të paligjshme kemi arritur të vëmë nën kontroll disa angjensi turistike udhëtimi të cilat organizonin me anë të mashtrimit udhëtime drejt Gjermanisë. Fluksi është frenuar duke shkuar drejt normalitetit”, nënvizoi Çako.

President i Policisë Federale gjermane ka vlerësuar si shumë të shkëlqyer bashkëpunimin me policinë kufitare, duke e cilësuar si një bashkëpunim të nivelit shumë të lartë dhe të besueshëm mes dy policive kufitare.

Romann ka theksuar se në drejtim të frenimit të fenomenit azilkërkues, autoritetet shqiptare prej shumë kohësh kanë marrë iniciativat e duhura dhe Policia Kufitare po bën punën e duhur.

Ai shtoi se policia gjermane vlerëson punën e palës shqiptare në drejtim të parandalimit dhe frenimit të fenomenit të azilkërkuesit, por edhe të goditjes së fenomeneve të tjera kriminale.

Kreu i policisë gjermane i ka prezantuar drejtorit Çako, një trilogji masash të marra nga qeveria gjermane për të frenuar fenomenin e azilit: shkurtim të procedurave dhe afateve të azilit; rikthim nga Gjermania në vendet e tyre; bashkëpunim operacional me shërbime të përbashkëta në vendet e origjinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat