“U habitëm nga deklaratat e Ramës, por i bën për fushatë”

Shqipëria

“U habitëm nga deklaratat e Ramës, por i bën për fushatë”

Më: 22 maj 2015 Në ora: 18:17

Knut Fleckenstein, zëvendëspresident i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, thotë se deklaratat nacionaliste të kryeministrit Edi Rama janë për përdorim elektoral. Ai foli për portalin Euractiv.

Kryeministri shqiptar kohët e fundit foli në favor të “bashkimit të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë”. Si mund të përshpejtojnë të tilla deklarata anëtarësimin e Tiranës në BE? A keni folur me Edi Ramën?

Deklaratat e kryeministrit shqiptar, të cilave iu referoheni, u pritën me shumë habi nga unë dhe kolegët e mi në Parlamentin Europian. Është e qartë për mua se ato i adresoheshin një audience lokale dhe janë ndikuar shumë nga klima e tensionuar parazgjedhore në Shqipëri, para zgjedhjeve lokale më 21 qershor. Megjithatë, deklarata të tilla sigurisht nuk janë të dobishme, sidomos duke pasur në mendje rolin konstruktiv të Shqipërisë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Dhe po, kam biseduar me kryeministrin për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat