KQZ nuk i regjistron kandidatin, Gjinushi braktis mbledhjen

Shqipëria

KQZ nuk i regjistron kandidatin, Gjinushi braktis mbledhjen

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:15

Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi, braktisi mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor i cili paraditen e sotme u shoqërua me debate të forta për kandidatin e kësaj force politike Arut Topi, i cilu nuk u regjistrua nga KQZ si kandidat për Bashkinë Prrenjas.

Sot në KQZ kishte mbërritur përgjigja e aktekspertimit e policisë shkencore në lidhje me verifikimin e firmave.

Nga aktekspertimi rezultonte se nga 518 firma që ishin mbledhur 16 prej tyre rezultonin se ishin hedhur nga e nëjta dorë.

Kreu i PSD-së kërkoi të ndalet hetimi pasi nuk ishte ligjor. Nga ana e PS-së kandidati nuk duhet regjistrohet edhe në qoftë se është vetëm një firmë e falsifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat