Veliaj: Nuk do ta lindja fëmijën tim me Halim Kosovën

Shqipëria

Veliaj: Nuk do ta lindja fëmijën tim me Halim Kosovën

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:50

I pyetur dje nga gazetari Sokol Balla, nëse do të lejonte që fëmija i i tij i ardhshëm të lindte në duart e një gjinekologu të njohur, sikurse është rivali i tij për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, Erion Veliaj u shpreh kundra një gjëje të tillë.

Veliaj përmendi emrat e disa gjinekologëve të njohur dhe me vlera në historinë e materniteteve të Tiranës, por refuzoi që të radhiste ndër ta edhe emrin e Halim Kosovës.

Ndoshta konflikti politik për të fituar garën elektorale e bën të pamundur që dy rivalët kryesorë t’i shtrinë dorën e bashkëpunimit dhe të një komunikimi të patensionuar njëri-tjetrit.

Veliaj e përçmoi gjithashtu Kosovën, për faktin që sipas tij, ky i fundit ka nxjerrë sekrete të profesionit të mjekut, duke përmendur raste të caktuara lindjesh, gjë që sipas Veliajt bie ndesh me këtë profesion të fisëm.

Veliaj e mohoi pretendimin e Kosovës se dhe ai vetë ka lindur në duart e tij, duke përmendur edhe emrin e gjinekologes që e ka ndihmuar të vijë në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat