Takim Sali Berisha-Dolnald Lu për dekriminalizimin

Shqipëria

Takim Sali Berisha-Dolnald Lu për dekriminalizimin

Më: 22 maj 2015 Në ora: 15:12

Sali Berisha ka bërë të ditur se është takuar dje me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.

Berisha njoftonte në Facebook se dje paradite priti në një takim ambasadorin amerikan, zotin Donald Lu, me të cilin diskutoi për dekriminalizimin, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit në Shqiperi, rendesinë jetike të trajtimit dhe zgjidhjes se këtyre çështjeve madhore.

Çështje tjetër e rëndesishme që u diskutua në këtë takim “ishte reforma ne drejtesi dhe rendesia e madhe e kesaj reforme per funksionimin e shtetit ligjor dhe garantimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve”, – shkruante Berisha.

“Ne kete takim shfrytezova rastin ti shpreh mirenjohjen e thellle Ambasadorit Lu per angazhimin dhe perkushtimin e tij ne zgjidhjen e problemeve madhore te vendit si dekriminalizimi, reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit dhe korrupsionit.

Ambasadori Lu, pas nje diskutimi te zgjeruar per keto probleme, me shprehu falenderimet per mbeshtetjen qe kam dhene per keto çeshtje te rendesishme per konsolidimin e shtetit ligjor dhe te ardhmen e tij”, – e përfundonte komentin e tij ish-kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat