“Pa shtruar rrugën mos sillni kuti votimi”

Shqipëria

“Pa shtruar rrugën mos sillni kuti votimi”

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:23

Të zhgënjyer nga votimet banorët e fshatrave Toshkëz, Mazhaj, Zhelizhan, Kundje paralajmërojnë se do bojkotojnë votimet nëse nuk u shtrohet rruga.

Në një njoftim të ngjitur në shtyllat e zonës banorët shkruajnë: “Në emër të fshatrave Toshkëz, Mazhaj, Zhelizhan, Kundje po ju themi dy fjalë.

Nëse rruga nuk shtrohet para votimeve në këto fshatra nuk keni të drejtë të sillni kuti votimi sepse jemi gënjyer shumë herë nga ju në periudhën e fushatës.

Mashtrime të tilla si: do ulim naftën, do ulim plehrat, do bëjmë rrugë. Premtimet tuaja janë fjalë boshe. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona për shtrimin e rrugës vota jonë do jetë e pavlefshme. Me respekt banorët e fshatrave”- shkruhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat