Ngrihet njësia kundër krimit zgjedhor

Shqipëria

Ngrihet njësia kundër krimit zgjedhor

Më: 22 maj 2015 Në ora: 14:18

Prokuroria e Përgjithshme do të ngrejë një njësi Task-Force në të gjitha qarqet e vendit për të monitoruar zgjedhjet e 21 qershorit. Ky vendim është marrë nga kryeprokurori, Adriatik Llalla, i cili ua ka komunikuar të gjithë vartësve vendimin në fjalë.

Njësia e veçantë krijohet vetëm pak ditë pas marrëveshjes së nënshkruar mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tashmë, 11 shkelje në fushën zgjedhore do të përbëjnë vepra penale. Këtu hyjnë çdo lloj pengimi të subjekteve elektorale për të garuar drejt, falsifikimi i materialeve zgjedhore, dëmtimi me dashje i tyre, shkelja e privatësisë së votimit, të votuarit më shumë se një herë, blerja apo shitja e votës, braktisja e komisioneve zgjedhore, vonesat e pajustifikuara, si edhe pengimi i zgjedhësve për të votuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat