Beleri i PBDNJ në Himarë: S’kam dhunuar simbolet kombëtare, nëse provohet tërhiqem nga gara

Shqipëria

Beleri i PBDNJ në Himarë: S’kam dhunuar simbolet kombëtare, nëse provohet tërhiqem nga gara

Më: 22 maj 2015 Në ora: 10:31

Kandidati i PBDNJ për Himarën, Fredi Beleri, ka hedhur poshtë zërat për një tërheqje të mundshme të tij, për të mbështetur më pas kandidatin e PD. Për Belerin, Vasil Bollano tregoi kulturë politike kur priti në Himarë Lulzim Bashën, në një takim që e cilësoi miqësor me atë që për kandidatin e PBDNJ për Himarën, do të jetë kryeministri i ardhshëm.

Fredi Beleri: “Besoj se u keqkuptua një gjë, se ti tregon një kulturë politike dhe vajti të pijë kafe në Himarë me kryeministrin e ardshëm të Shqipërisë, zotin Basha”.

Akuzat për përfshirje në incidente ku dhunohen simbolet kombëtare shqiptare, mohohen kategorikisht nga kandidati I PBDNJ për Himarën. Beleri deklaron për OraNeës, se nëse akuzat faktohen është gati të tërhiqet nga gara elektorale.

Fredi Beleri: “Nëse ka një fotografi apo video ku unë poshtërsoj simbolet republike ju jap fjalën se do tërhiqem nga detyra”.

Kandidati i PBDNJ, thekson se programi i tij elektoral do përqednrohet të çështja e pronës dhe rivitalizimi i zonës turistike të Himarës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat