Alibeaj: Do bashkëpunoj me Ramën për Fierin. S’do jem kukull që lëviz nga Tirana

Shqipëria

Alibeaj: Do bashkëpunoj me Ramën për Fierin. S’do jem kukull që lëviz nga Tirana

Më: 22 maj 2015 Në ora: 09:21

Enkeled Alibeaj është kandidati i dytë pas Halim Kosovës që deklaron se do të bashkëpunojë me kryeministrin Rama në bashkinë që synon të drejtojë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Alibeaj tha se në interes të projekteve për Fierin, do bashkëpunojë me kryeministrin socialist sepse kjo është më e rëndësishme se lufta politike që dëmton qytetarët. Aliebaj shkoi edhe më tej i pyetur nga gazetari Qafoku nëse partia që ai militon ndjek një kurs tjetër.

“Duke e respektuar partinë time, unë deklaroj publikisht se unë nuk do të jem kurrë një kukull, telat e të cilës drejtohen nga Tirana” tha Alibeaj.

Alibeaj bëri publikë për herë të parë platfomën e tij me këto prioritete nëse bëhet kryetar i bashkisë së Fierit: Ngritja e një tregu kombëtar të prodhimeve duke stimuluar dhe ndihmuar bujqësinë, uljen e ndotjes në qytet duke bërë zhvendosjen e biznesve në të dy krahët e autostradës, shndërrimin e Fierit në një zonë bregdetare duke vënë në funksion 17 kilometra bregdet të pashfrytëzuar, uljen e taksave dhe lehtësia për biznesin.

Alibeaj bëhet gjithashtu kandidati i parë që deklaron se pas fushatës do të bëjë publike të gjitha donacionet që i kanë dhënë për ta ndihmuar në këto zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat