Berisha: Gati publikimi i videos perverse të Erjon Velisë me ……

Shqipëria

Berisha: Gati publikimi i videos perverse të Erjon Velisë me ……

Më: 22 maj 2015 Në ora: 07:19

Në ditën e hapjes së fushatës zyrtare të PD për zgjedhjet vendore, Sali Berisha u shfaq në ekranin e News 24, ku trajtoi probleme të ndryshme.

Berisha u përqëndrua te sulmet dhe akuzat ndaj Erion Veliajt dhe ironizoi shprehjen e tij se “Punët e mira bëhen pa para”.

Sipas Berishës punët pa para bëhen “ose nëse i bie qylit, ose nëse vjedh”.

Berisha e shtoi dozën e akuzave duke trajtuar dasmën e shumëdiskutuar të Veliajt.

Berisha theksoi se “KLSH nxori se dasmën e bëri me paratë e Traku-fest. Aktiviteti nuk u bë, kurse dasma, po. Me këto para dhe lekët e mamasë e bëri dasmën”, – tha Berisha.

Për sa i takon sulmeve që Veliaj bëri në Parlament ndaj djalit të Berishës, Shkëlzenit, ish-kryeministri tha se kjo ndodhi pasi Veliajt i “djeg” fakti që djali i tij e ka quajtur një herë në Facebook “zogu i Edi Ramës”.

Sa për punën e Veliajt si ministër, Berisha tha se ai hoqi 20 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike, çka sipas liderit historik demokrat i detyroi qytetarët të ndërmerrnin eksodin.

Berisha shprehu besimin e tij se Halim Kosova do t’i fitojë zgjedhjet në kryeqytet dhe e cilësoi si destruktiv vendimin e deklaruar nga Veliaj për një moratorium të ndërtimeve në kryeqytet, sepse sipas Berishës moslejimi i ndërtimeve ndalon zhvillimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat