Gjermania përgënjeshtron Ramën për Kumanovën

Shqipëria

Gjermania përgënjeshtron Ramën për Kumanovën

Më: 21 maj 2015 Në ora: 19:15

Gjermania hedh poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ata kanë kërkuar hetim ndërkombëtar për Kumanovën.

Zyra për Marrëdhëniet me Publikun e Ministrisë së Jashtme gjermane, ka rrëzuar këto pretendime, në një deklaratë për ABC News.

“Mirenjohje Gjermanise per kerkesen publike per hetim nderkombetar per Kumanoven! Drejtesia per Kumanoven gur ne themelin e bashkejeteses”, u shpreh në mëngjes kryeministri Edi Rama.

“E vetmja mënyrë për të larguar dyshimet, është një sqarim i hapur dhe transparent i ngjarjeve që ndodhën. Ne tani do të shohim nëse do të ndodhë”, kjo duket se ka qenë deklarata e kryediplomatit gjerman.

Ndërkohë Gjermania ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë të situatës në Maqedoni, duke theksuar se tensionet mund të përhapen edhe në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat