Bllokohen 2 subjekte tregtimi karburantesh

Shqipëria

Bllokohen 2 subjekte tregtimi karburantesh

Më: 6 maj 2015 Në ora: 23:20

Në vijim të Operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve”, gjatë ditës së sotme u zhvilluan një sërë kontrollesh ndaj subjekteve private të tregtimit të karburanteve në disa qytete dhe konkretisht:

Rreth 13 subjekte u kontrolluan në Berat, Kuçovë e Fier-Shegan, ndërsa 5 subjekte u proceduan penalisht për fshehje të ardhurash.

Gjithashtu nga Tatimet u bllokuan dy subjekte tregtimi karburantesh. Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat