"Prokuroria nuk është e pavarur"

Shqipëria

"Prokuroria nuk është e pavarur"

Më: 6 maj 2015 Në ora: 23:17

Prokurori i Përgjithshëm emërohet përmes një procesi politik dhe kjo ka çuar në mungesën e pavarësisë.

Kështu deklaroi John Simbert, specialist i OPDAT, nga tryeza e organizuar prej Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, i cili theksoi se, duhet parë nëse Prokurori i Përgjithshëm kalon nëpërmjet këtij procesi politik, apo për zgjedhjen e tij shikohen meritat dhe kredencialet e tij.

“Në vendet e rajonit edhe këshilli është një organ që jo vetëm këshillon, por edhe disiplinon karrierën e prokurorëve. Por nëse do të shohim sistemin këtu, nuk ka pavarësi të brendshme, dhe problemi që ngrihet këtu është: cili është roli i Këshillit të Prokurorisë në emërim dhe promovim? A është ky këshill i hapur?”.

“Për të arritur tek ajo që mund të quhet një reformë jurediko-proceduriale kushtetuese; kufizimin e juridiksionit fillestar të Gjykatës së Lartë. Duket që është diçka e papërshtatshme tashmë në tërë këto vite dhe kolegët tanë ndërkombëtarë na e kanë këshilluar këtë. S’ka pse të bëhen diferenca sa i takon subjekteve, diferencat bëhen në kompetenca lëndore te gjykatat, derisa kemi gjykata të specializuara”, deklaroi Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat