KQZ rrëzon KZAZ e Rroskovecit regjistron Cacin, Bojaxhi e Tushën

Shqipëria

KQZ rrëzon KZAZ e Rroskovecit regjistron Cacin, Bojaxhi e Tushën

Më: 6 maj 2015 Në ora: 22:21

Pas debateve të shumta edhe në komisionin qendror të zgjedhjeve u konsiderua i pavlefshëm vendimi i KZAZ përkatëse.

Ndërkaq KQZ miratoi projektvendimet për regjistrimin e kandidatëve , Viktor Tushaj për bashkinë e Lezhës si kandidat i aleancës për shqipërinë evropiane, Albert Caci , si kandidati i PSD për bashkinë e Fierit,Gjergj Bojaxhi, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për kryetar të Bashkisë Tiranë,si dhe regjistrimin e zotit Vasil Bedinaj, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit, për kryetar të Bashkisë Vlorë.
Po ashtu KQZ mori vendimin për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private, për zgjedhjet e 21 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat