Lirohen nga detyra 5 prefektë

Shqipëria

Lirohen nga detyra 5 prefektë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 21:38

Këshilli i Ministrave, i mbledhur ditën e sotme ka marrë disa vendime të rëndësishme sa i përket lirimit nga detyra të zyrtarëve, të cilët janë përzgjedhur për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kështu, qeveria vendosi sot që të lirojë nga detyra prefektin e Qarkut të Beratit, Zef Kapllanin, prefektin e Qarkut të Dibrës, Melaim Damzin, prefektin e Qarkut të Gjirokastrës, Zamira Ramin, prefektin e Qarkut të Kukësit, Safet Gjicin dhe prefektin e Qarkut të Lezhës, Ndrec Dedën.

Të gjithë këta janë përzgjedhur si kandidatë për zgjedhjet lokale të 21 qershorin dhe nuk mund t’u ushtrojnë më detyrat që mbanin. Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë.

Po kështu, qeveria ka liruar nga detyra edhe zv/ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Jani Babin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat