Fabrika moderne premton 300 vende të reja pune

Shqipëria

Fabrika moderne premton 300 vende të reja pune

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:46

"Dekoll", një nga më modernet në Ballkan, mundëson të gjitha proceset e prodhimit të materialeve të ndërtimit
Një fabrikë e re e materialeve të ndërtimit, me një investim prej 6 milion eurosh, është ngritur së fundmi në Durrës, vetëm disa kilometra larg portit.

"Dekoll", e realizuar vetëm në një vit e dy muaj, duke nisur punën nga zero, është një nga më modernet në Ballkan, në sajë të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit, e cila mundëson të gjitha proceset, duke përfshirë dhe paketimin, në një cikël të mbyllur ku çdo gjë bëhet automatikisht.

E shtrirë në një sipërfaqe totale prej 12.000 metra katrorë, fabrika parashikon të punësojë 300 punonjës në varësi të performancës së saj në treg.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga përfaqësues të pushtetit vendor, ishte sot për të parë nga afër këtë investim. Pronari i fabrikës, Garon Çela tha se, do të rrisë kapacitet e fabrikës, duke hapur pas një muaji, linjën e re të bojërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat