Zhvillimi i Durrësit, Duma takim me arkitektë e urbanistë

Shqipëria

Zhvillimi i Durrësit, Duma takim me arkitektë e urbanistë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:28

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, është takuar sot me arkitektë dhe urbanistë në Durrës, duke biseduar me ta për vizionin zhvillimor urbanistik të qytetit bregdetar.

Ata kanë kanë diskutuar për rigjenerimin e komuniteteve në qytet dhe rrethina, rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve durrsakë dhe kthimin e qytetit drejt zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit.

“Në vizioni tuaj të implementoni një frymë për të shpërndarë investime në kuota të vogla por me impakt sa më të madh dhe në sa më shumë shtrirje gjeografike”, tha Indrit Hamiti, një prej arkitektëve të qytetit.

Profesionistët e qytetet u shprehën se investimet e deritanishme janë pa vizion dhe nuk i shërbejnë një zhvillimi ekonomik.

“Në Durrës kemi kaq shumë sheshe pa asnjë funksion. Kemi kaq shumë arkeologji por që nuk di se ku janë. Pa folur për problemet e tjera si përmbytjet, qarkullimi, plehrat etj”, tha një arkitekt.

Kandidatja Duma kërkoi nga profesionistët e të gjitha fushave në qytet një komunikim të hapur në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.

“Të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm për të zgjidhur problemin e konkurrencës së drejtë midis të gjithë aktorëve dhe të kemi pjesëmarrjen e gjerë të aktorëve në treg. Kjo është e vetmja mënyrë për të bërë punësimin. Për mua është detyrim ndaj jush të merrni vendin që u takon në pjesën e qytetit që ju e njihni më shumë se kushdo”, tha Duma.

Ajo u shpreh se projekti i saj kthen Durrësin një qytet në njësi ekonomike ku çdo investim do ti shërbejë vetëm rritjes së mirëqenies që qytetarëve.

“Do doja që bashkë të biem dakord për atë që është kolona e projektit të vazhdueshëm; Durrësi njësi ekonomike. Pra si ta përkthejmë çdo lloj investimi në sinergji ekonomike për komunitetet”, tha Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat