Eskorta e Mimi Kodhelit shkel rregullat, Tahiri: Të gjithë njëlloj para ligjit

Shqipëria

Eskorta e Mimi Kodhelit shkel rregullat, Tahiri: Të gjithë njëlloj para ligjit

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:16

Eskorta e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke kaluar me semafor të kuq dhe menjëherë ka reaguar ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

Një kalimtar i rastit filmoi rastësisht ngjarjen dhe e denoncoi atë në faqen e ministrit Tahiri i cili tha se ngjarja u hetua dhe u morën masa ndaj dy shoferëve.

“Nje qytetar solli kete video. Dua ta falenderoj duke nxitur cdo qytetar te ndaje me ne cdo informacion. Kjo eshte e vetmja menyre per te ndertuar shtetin ligjor dhe barazine para ligjit, pa asnje dallim. Ne rastin konkret, Policia Rrugore ka gjobitur te dy drejtuesit e mjeteve sipas ligjit”, shkruan Tahiri.

Dy shoferët e eskortës së ministres Kodheli janë gjobitur me nga 30 mijë lekë secili duke dhënë një shenjë se ligji është i barabartë për të gjithë, qofshin këta ministra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat