Çështja “Doshi”, avokatët: Hetime të mangëta nga ana e prokurorisë

Shqipëria

Çështja “Doshi”, avokatët: Hetime të mangëta nga ana e prokurorisë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 17:11

Pas më shumë se pesë poresh në prokurori, Tom Doshi është larguar pa dhënë asnjë deklaratë në lidhje me akuzat në ngarkim të tij për kallëzim të rremë për vrasjen e inskenuar nga vetë ai.

Por avokatët e deputetit shkodran, kanë këmbëngulur qëndrimin e tyre se akuzat ndaj klientit t tyre nuk qëndrojnë.

“Hetimi nga prokuroria është i mangët, – u shprehën avokatët Vladimir Meçe dhe Ferid Muçaj. – Kemi parashtruar një sërë kërkesash në lidhje me një sërë hetimesh të rëndësishme hetimore, pasi kemi prova se persona të ndryshëm kanë ndërhyrë në këtë çështje. Këto kërkesa për hetime do t’i bëjmë publike në të ardhmen”.

Avokatët e Doshit thanë po shtu se “mbyllja e hetimeve nuk do të bëhet kaq shpejt, sepse prokuroria do të njihet me kërkesat tona. Akuza që i bëhet deputetit Doshi është e padrejtë dhe këto prova tregojnë qartë bindjen tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat