Eskorta e ministres Kodheli shkel rregullat e qarkullimit (Video)

Shqipëria

Eskorta e ministres Kodheli shkel rregullat e qarkullimit (Video)

Më: 6 maj 2015 Në ora: 16:37

Kur rregullat e qarkullimit shkelen edhe prej zyrtarëve që na imponojnë respektimin e tyre, imagjinoni ç’mund të themi për qytetarët e thjeshtë.

Jo më larg se sa sot, në rrugët e Tiranës një qytetar ka regjistruar me telefonin e tij eskortën e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Dy makinat, njëra me targë TR0147Z dhe mjeti i policisë 07 FA kanë kaluar semaforin me të kuqe.

Videoja e filmuar nga qytetari anonim është postuar edhe në faqen zyrtare të “Facebook”-ut të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Reagimi i Tahirit ka qenë i menjëhershëm, duke kërkuar të merren masa ndaj dy drejtuesve të mjetit dhe ka inkurajuar qytetarët të denoncojnë çdo rast.

Nuk dihet nëse ministrja Kodheli ka qenë në makinë në momentin e abuzimit të eskortës së saj.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat