Kush e përgjoi Ramën dhe a ka lidhje skenari me Doshin?

Shqipëria

Kush e përgjoi Ramën dhe a ka lidhje skenari me Doshin?

Më: 6 maj 2015 Në ora: 13:06

Shkodra do jetë një vatër shumë e nxehtë në këto zgjedhje lokale dhe arsyet janë përsëritur disa herë.

Gjatë një takimi me strukturat e mazhorancës në Shkodër, Edi Rama u kërkoi që të punojnë sa më fort, pasi sondazhet i nxjerrin fitues me Keti Bazhdarin.

Madje Rama lëshoi një kërcënim për të gjithë përgjegjësit e fushatës, duke thënë se nëse sondazhet i nxjerrin fituesit, kjo duhet të shihet edhe tek kutitë e votimit.

Edhe Mapo raportoi për këtë “kërcënim”.

Por dikush aty brenda e ka përgjuar këtë deklaratë të Ramës.

Disa orë më vonë, përgjimi përfundoi në duart e Berishës.

Ky e publikoi në FB.

Ja çfarë thotë Rama: “….Shtabit drejtues, qe eshte shtabi i perbashket i kandidates dhe i deputeteve qe jane ketu ne salle iu tha vetem nje gje, qe te gjithe ketyre drejtoreve, nendrejtoreve qe jane dhe shefa dhe pergjegjegjesa, do t’u caktojne detyren konkrete. Dhe detyra konkrete do te jete: Sa kuti votimi do te kesh ti nen pergjegjesine tende personale. Qe do te thote, dikush nje zone, dikush 5 qendra, dikush 2 qendra e keshtu me radhe, por ama, aty ne krah secili nga ju do te marri ne dore letren dhe do ju thuhet: Keto jane votat qe ne presim te dalin nga kjo qender votimi…”.

Po kush e nxori përgjimin?

Shqiptarja.com është e vetmja e përditshme që aludon se pas saj mund të qendrojë Tom Doshi.

“Jo rastësisht arena e përgjimeve është zhvendosur në Shkodër, e bërë shumë e famshme kohët e fundit për këtë “zanat” të ri të politikës shqiptare, atë të realizimit të dokumentarëve me skenarë triller,” shkruan gazeta, pa e përmenduar emrin e Doshit, por duke e nënkuptuar.

Doshi ka qenë kundër kandidaturës së Keti Bazhdarit dhe mësohet se kjo ka qenë një nga pikat e përplasjes mes tij dhe Edi Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat