“Lushi tentoi t’i merrte pistoletën shefit të Krimeve”

Shqipëria

“Lushi tentoi t’i merrte pistoletën shefit të Krimeve”

Më: 6 maj 2015 Në ora: 09:46

Drejtori i Policisë së Kukësit, Alban Çela, tha për GSH se ai nuk është djali i tezes së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Megjithatë Çela nuk sqaroi nëse kanë lidhje bashkë.

Ndërkohë ai përsëriti variantin se shefit të Krimeve, Albion Xhitoni, kanë tentuar t’i marrin armën.

“Di të them se ka një kallëzim të depozituar nga punonjësi i policisë, i cili ka denoncuar se protestuesi Nderim Lushi ka tentuar t’i marrë armën dhe në këto rrethana ai ka thënë se është detyruar që të nxjerrë armën. Por çdo veprim do verifikohet”, tha Çela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat