Rama hakmerret më Ben Blushin, i heq të atin nga Këshilli Bashkiak

Shqipëria

Rama hakmerret më Ben Blushin, i heq të atin nga Këshilli Bashkiak

Më: 6 maj 2015 Në ora: 09:45

Ashtu si edhe në zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë pritur në limitet kohore që përcakton ligji zgjedhor për të dorëzuar listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë.

Edhe PS ashtu si dy partitë e tjera ka dorëzuar listën për Këshillin Bashkiak në momentet e fundit.

Në listën e PS binte në sy mungesa e publicistit Kiço Blushi, të atit të deputetit Ben Blushi.

Kjo duket si një hakmarrje Ramës ndaj Blushit pas sulmeve të njëpasnjëshme të këtij të fundit.

Kiço Blushi ka qenë i treti në listën e Këshillit në mandatin e kaluar po çuditërisht këtë vit nuk është fare në listë.

Ndër të tjera Rama ka lënë jashtë edhe disa këshilltarë të tjerë si Lorenc Vangjeli, Arbian Mazniku, Dhimitër Muslia, Megi Ajtyresa, Genti Gazheli etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat