Këshillat Bashkiakë, nisin dorëheqjet nga PD

Shqipëria

Këshillat Bashkiakë, nisin dorëheqjet nga PD

Më: 6 maj 2015 Në ora: 09:19

Kanë nisur përçarjet mes aleatëve dhe PD-së pas publikimit të listave për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Mësohet se disa kandidatë kanë kërkuar nga kreu i PD Basha të ndërrojë vendin e tyre në listë ose do të dorëhiqen.

I pari që është larguar është Gent Minarolli ndërsa kreu i Ballit Kombëtar ka deklaruar se nëse Basha nuk i ndërron vendin në listë do të largohet nga koalicioni.

Sa i përket Partisë Demokratike, listën e saj në Tiranë e kryeson, ashtu si edhe në rastin e PS-së dhe të LSI-së, një femër. Bëhet fjalë për koordinatoren e PD-së, Reila Bozdo.

Menjëherë pas saj vjen në listë emri i Niazi Kosovrastit, ish-kryetar i këshillit bashkiak të Tiranës dhe aktualisht edhe përfaqësuesi i PD-së në KQZ.

Gjithashtu, pjesë e listës së PD-së janë edhe emra të njohur si Zana Guxholli, Leonard Olli, Kreshnik Çollaku, Besnik Aliaj apo edhe aktori i humorit, Julian Dedaj. Po kështu PD ka respektuar edhe marrëveshjen me aleatët, pasi në listën e sigurt bëjnë pjesë edhe 4 emra nga partitë aleate.

Në listë është përfshirë emri i Alfred Deshatit, nënkryetari i PR-së, i cili është renditur i 22-ti. Po ashtu në listë është edhe Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar, i cili gjendet i renditur i 24-ti.

Ndërkohë që Mëhill Geci i Lidhjes Demokristiane gjendet në vend të 26-të dhe Murat Basha i PLL në vend të 28-të. Natyrisht, këta dy të fundit janë në zonën e pasigurt, pasi fitorja e tyre do varet shumë nga rezultati i zgjedhjeve.

Kështu në përgjithësi PD ka paraqitur një listë me emra kryesisht të rinj, ku mbizotërojnë ata të koordinatorëve, drejtorëve të departamenteve dhe aleatët. Edhe lista e PD-së është konform detyrimit ligjor për barazinë gjinore, pasi 50 përqind e emrave janë femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat