Pandi i përmend “fiqtë” Erion Veliajt

Shqipëria

Pandi i përmend “fiqtë” Erion Veliajt

Më: 6 maj 2015 Në ora: 08:27

Pandeli Majko, ish-“kandidati” që i la stafetën Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës, nuk ka ngurruar ta “thumbojë” këtë të fundit, edhe pse kanë qenë të dy bashkë në një aktivitet elektoral.

“Kam një shok në Selitë dhe më tha se atje ka nisur të këndohet një këngë me tekst “kam fiq te shpia, dua të bëhem si Erion Velia” – tha Majko.

Kjo deklaratë vjen pasi Veliaj ëhstë shprehur vetë se dikur ka shitur fiq te Pazari i Ri, deklaratë e cila nuk ka kaluar pa marrë komente me tone humoristike në rrjet.

Duke vijuar fjalën e tij, Majko kujtoi ditën kur Veliaj, si ish-“armik” i PS, u anëtarësua në këtë të fundit.

“Ditën që i dhashë teserën, pati shumë njerëz që më thanë se bëra gabim, pasi Veliaj na kishte rrëzuar nga pushteti. Unë iu përgjigja se kur në vitin 1991 trokita në PS, vija nga lëvizja studentore. Ishte pikërisht lëvizja që kishte përmbysur regjimin komunist, por në fund të fundit thelbin e vet kishte partinë në dyert e së cilës unë trokita”, – tha Majko, duke e patur fjalën për kohën kur Veliaj ishte “rebel” me Mjaft-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat