Miratohet porpozimi i Ballës për median, Boçi: Megamonopole

Shqipëria

Miratohet porpozimi i Ballës për median, Boçi: Megamonopole

Më: 5 maj 2015 Në ora: 22:47

Komisioni i Integrimit miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin e propozuar nga deputeti Taulant Balla për ndryshime në ligjin për mediat audiovizuale, teksa opozita refuzoi ta votonte.

Përpara votimit, deputeti Taulant Balla u prezantoi deputetëve projektligjin, duke e vënë theksin te nevoja për shfuqizim të nenit 62 të këtij ligji, i cili sipas tij cënon konkurrencën dhe aksesin e barabartë të kompanive mediatike në treg.

Opozita ka zgjedhur të mos e komentojë më shumë projektligjin gjatë mbledhjes duke i qëndruar deklaratës së deputetit demokrat të Komisionit parlamentar të Medias, Luçiano Boçi, që thotë se kjo inciative krijon terren për krijimin e megamonopoleve mediatike.

Neni 62 i ligjit per median audiovizuale që kërkohet të shfuqizohet, parashikon rregullimin e pronësisë në transmetimet audio dhe audiovizive tokësore dhe përmes rregullave të përcaktuara në këtë nen garantohet konkurrenca ne treg dhe mos lejimi i monopoleve dhe oligopoleve.

Ligji është miratuar në 2013 me Konsensus nga të dyja palët politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat