PS reagon ndaj përgjimit: Berisha e ngatërron me kohën kur manipulonte vetë

Shqipëria

PS reagon ndaj përgjimit: Berisha e ngatërron me kohën kur manipulonte vetë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 21:22

Ndaj publikimit të këtij regjistrimi ka reaguar Partia Socialiste, e cila përmes një qënndrimi ka bërë të ditur se “Koha kur Kryeministri i vendit urdhëronte nëpunësit civilë për tu angazhuar në fushata zgjedhore, ka mbaruar ne 23 qershor 2013”.

“Koha kur Kryeministri i vendit detyronte nxënës e mësues të braktisnin mësimin për tu bërë pjesë e mitingjeve elektorale ka marrë fund bashkë me qeverisjen e Sali Berishës.” – vijonte deklarata e PS.

“Por mesa duket, Saliu e ka mendjen ende tek manipulimet që ka bërë vetë, njësoj si në 2011 kur vodhi në tavolinë mandatin e Kryetarit te Bashkisë së Tiranës dhe ia dhuroi Lulzim Bashës me nëpunësit që çonte me lista detyruese në votim përmes drejtorive të burimeve njerëzore” – theksonte PS.

“Gjithsesi, për të qenë transparent deri në fund me publikun, Partia Socialiste në datën 23 Prill 2015 (bashkangjitur lajmi i botuar http://ëëë.ps.al/te-reja/deklarate-per-mediat/) ka informuar për organizimin e ri elektoral në prag të zgjedhjeve lokale. Pjese e këtij organizimi, siç shkruhet qartë edhe ne njoftimin e datës 23 Prill 2015 për strukturat e organizimit tonë elektoral, janë edhe drejtorët operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit. Janë pikërisht këta drejtorë dhe përgjegjës të fushatës që po nis, risia e organizimit të Partisë Socialiste dhe çelësi i suksesit të saj elektoral” – përfundonte deklarata e PS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat