Berisha publikon audio: Rama u kërkon drejtorëve të mbushin kutitë me vota (Video)

Shqipëria

Berisha publikon audio: Rama u kërkon drejtorëve të mbushin kutitë me vota (Video)

Më: 5 maj 2015 Në ora: 20:55

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar përmes rrjetit të tij social një regjistrim audio, ku sipas tij kryeministri Edi Rama u kërkon drejtorëve të shtetit që të mbushin kutitë e zgjedhjeve me vota. Sipas Berishës, deklaratat e bëra nga Rama në regjistrimin audio, dëshmojnë se si shpërdorohet, keqshfrytezohet sot shtetit dhe resurset shtetërore në një fushate politike për interesa partiake, duke shkelur parimin e zgjedhjeve te lira.

“Shtabi drejtues që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe katër deputetët që janë këtu në sallë, jo vetëm që të gjithë këtyre dhe drejtorëve që janë dhe shefat dhe përgjegjëset t’u caktojë detyrën konkrete dhe detyre konkrete sa kuti votimi do kesh t’i në përgjegjësinë tënde personale që do të thotë dikush një zonë, dikush 5 qendra, dikush dy qendra e kështu me radhë por ama secili nga ju do marri në dorë letrën ku thuhet këto janë votat që ne presim të dalin nga një qendër votimi”- thuhet nga Rama në audion që ka publikuar Berisha pasditen e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat