Veliaj me banorët e Njësisë 5: Do jem kryebashkiak me kohë të plotë

Shqipëria

Veliaj me banorët e Njësisë 5: Do jem kryebashkiak me kohë të plotë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 19:13

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar këtë pasdite një takim me banorë të Njësisë nr 5, të cilëve u ka premtuar se do të jetë një kryetar bashkie me kohë të plotë duke mos u angazhuar me gjëra të tjera.
Ndryshe nga sa po vepron sipas tij kryetari aktual i bashkisë i cili po kalon kohën në Holandë.
“Ne duam një kryetar bashkie me kohë të plotë. Kryetari i bashkisë aktual po kalon kohën në Holandë.”- tha Veliaj.
Gjithashtu Veliaj ka vlerësuar se jeta e ndershme që ai ka bërë është më e mirë se sa jeta e korruptuar, duke theksuar se nuk ka shitur ndonjëherë predha dhe s’ka vrarë njerëz
“Jeta e ndershme, me e mirë se jeta e korruptuar. Kam shitur fiq, nuk kam shitur predha, nuk kam vrarë njerëz. Ne duam ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur.”- tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat