Lista e deputetëve të Kuvendit që kanë ndryshuar parti

Shqipëria

Lista e deputetëve të Kuvendit që kanë ndryshuar parti

Më: 5 maj 2015 Në ora: 19:05

Janë të shumtë deputetët e kësaj legjislature të cilët kanë bërë disa lëvizje të forta duke ndryshuar grupet parlamentare.

Lista e tyre:

Tom Doshi-Fillimisht socialist, u bë demokristian i Nard Ndokës kur ky qe ministër i shëndetësisë, për tu rikthyer prapë socialist kur ky e humbi këtë post.

Paulin Sterkaj-Fillimisht me PS-në në 2005-ën. Ai u fut në grupin demokrat pasi votoi Bamir Topin për president. Garoi me ngjyrat e PD-së katër vite më pas në zgjedhjet e vitit 2009. Pasi u rizgjodh deputet, kaloi edhe njëherë me PS-në.

Shpëtim Idrizi-Pasi Nano e bëri drejtor doganash e vuri edhe kandidat për deputet në 2005. Kur partia doli në opozitë duroi shumë pak si deputet i saj. Bëri dhe fushatën e Ramës për Tiranën në 2007 dhe u largua nga PS-ja për tu bërë çam. Si çam u bashkua me koalicionin e Berishës. Por tani që demokratët janë në opozitë, nuk duroi dot shumë as me ta. U radhit përsëri në koalicion me partinë mëmë.

Agron Duka-Ministër i Metës dhe Nanos. Deputet i PS-së që nga viti 2001. Humbi përballë Olldashit Shijakun në vitin 2005. Por kur Rama pasi ia kishte premtuar dhe nuk e vuri deputet u largua nga PS-ja së cilës i kish bërë programin për bujqësinë në vitin 2013. U bë republikan. Ishte i gatshëm të garonte për Durrësin po të kishte mbështetjen e demokratëve.

Gjovalin Kadeli-I zgjedhur deputet nga PS-ja në vitin 2009. Kur rrezikoi të mos vihej në lista votoi qeverinë Berisha pas largimit të LSI-së në 2013 duke e mbajtur në pushtet. Kjo i siguroi një vend të sigurt në listat e PD-së. Por pas zgjedhjeve i braktisi demokratët për tu bërë LSI-st.

Asllan Dogjani-I zgjedhur deputet nga PS-ja në vitin 2009. Kur rrezikoi të mos vihej në lista votoi qeverinë Berisha pas largimit të LSI-së në 2013 duke e mbajtur në pushtet. Kjo i siguroi një vend në listat e PD-së, por humbja e thellë e demokratëve në Tiranë e la jashtë parlamentit. Tani mund ti vijë radha në listë të rifutet sërish. Nuk ka lajme se mund të ndryshojë prapë.

Kastriot Islami-Deputet me të majtën që prej kohës kur qe ende Partia e Punës. Rama e largoi në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë nga grupi i PS-së. Shfrytëzoi rastin dhe votoi qeverinë Berisha pas largimit të LSI-së në 2013 duke e mbajtur në pushtet. Kjo i siguroi një vend të sigurt në listat e PD-së në Tiranë. Vazhdon të qëndrojë aty me stoicizëm, raporton Lapsi.al

Luan Duzha- Deputet me PR-në në vitin 2013 kaloi menjëherë si mall tregu me Ilir Metën.

Ylli Shehu- U bë i njohur si deputet me PR-në në vitin 2013. Nuk i rezistoi dot joshjes së Ilir Metës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat