Blushi sfidon Ramën, në krah të Sejdinit në Elbasan

Shqipëria

Blushi sfidon Ramën, në krah të Sejdinit në Elbasan

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:56

Pas shkrimeve të njëpasnjëshme në gazetat e përditshme ku ka sulmuar PS-në dhe kryetarin Rama deputeti Ben Blushi e ka sfiduar atë duke u shfaqur në krah të kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Blushi ishte caktuar si drejtuesi i fushatës së Elbasanit por pas qendrimeve kritike kundrejt kolegëce të tij dhe kryetarit Rama ai u zëvendësua me Taulant Ballën.

Megjithatë Blushi është shfaqur sot në ceremoninë që Bashkia e Elbasanit kishte organizuar me rastin e 5 majit.

Blushi ishte në krah te Sejdinit dhe ministrit Haxhinasto.

Megjithatë kjo dalje e tij vështirë se do të përsëritet duke parë qendrimin që kryesia e Ps po mban ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat