Shqipëria, me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon

Shqipëria

Shqipëria, me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:08

Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon. Raporti i “Save the Children” mbi “Situatën e Nënave në Botë, Disavantazhi Urban” e rendit vendin tonë të 82-tin në 179 vende në botë, duke u përmirësuar me një shkallë nga raporti i një viti më parë.

Renditja bëhet përsa i takon vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç, rrezikut të vdekshmërisë së nënës, mesataren e viteve të shkollimit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë dhe pjesëmarrjen e grave në politikë. Sipas statistikave të “Save The Children” shënohen 14.9 vdekje për 1000 lindje të gjalla, ndërsa për të gjitha vendet e rajonit kjo shifër është më e vogël se 12.

Në rang global, të dhënat tregojnë se te gratë amerikane, risku i vdekshmërisë foshnjore është një në 1800 – niveli më i ulët i riskut, për vendet e zhvilluara në botë. ShBA-të renditen në vendin e 3-të, pas Japonisë. Në 10 vendet me vdekshmërinë më të ulët, një në 290 nëna do të humbë një fëmijë para moshës 5-vjeçare, ndërsa në dhjetëshen e fundit, ndodhin 1 në 8 vdekje.

“Save the Children” u bën thirrje qeverive në botë që të investojnë në shërbimet shëndetësore bazë, ujë dhe higjienë, si dhe në përmirësimin e ushqimit për 54 për qind të popullsisë në botë, e cila jeton në zonat urbane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat