5 Maji bashkon edhe Blushin me Sejdinin

Shqipëria

5 Maji bashkon edhe Blushin me Sejdinin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:59

Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Ben Blushi ka respektuar protokollin për ceremonitë e 5 Majit, duke i qëndruar në krah kryebashkiakut dhe kandidatit për një mandat të tretë në Qazim Sejdini, ndonëse e ka kundërshtuar rikandidimin e tij.

Mirëpo, në këtë ditë, Blushi i ka shmanguar komentet politike, si një ditë që simbolizon bashkimin. “Sot është 5 maji dhe unë dua të flas vetëm për 5 Majin. Do të vij një rast tjetër në Elbasan për të folur më shumë se kaq”, u shpreh Blushi.

Ndërkaq, 5 Maji e gjeti Elbasanin me varrezat e dëshmorëve të dëmtuara, me pllaka të thyera në varre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat