"Frroku", Artan Didi thirret në Prokurori

Shqipëria

"Frroku", Artan Didi thirret në Prokurori

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:22

Prokuroria e Tiranës ka thirrur ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Artan Didi për çështjen “Frroku”.

Didi do të pyetet në lidhje me çështjen e shefit të Interpolit, Artan Bajraktari, i cili u akuzua se fshehu urdhërarreshtin e Belgjikës për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Pas kësaj ngjarjeje, Artan Didi dha dorëheqjen nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Artan Bajraktari dhe oficerja e Interpolit, Laureta Alla u ndaluan më 30 mars, si të dyshuar për fshehjen e provave nga Belgjika, që implikonin Mark Frrokun në akuzën që ai ka për vrasje në këtë shtet. Gjykata e la Bajraktarin të lirë më 1 prill, pasi e vlerësoi urdhërndalimin si të paligjshëm si dhe nuk pranoi të caktojë një masë sigurie për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat