“Nuk vras dot njeri, ia kam lënë shtetit”

Shqipëria

“Nuk vras dot njeri, ia kam lënë shtetit”

Më: 5 maj 2015 Në ora: 13:23

Çfarë ndodh nëse nuk vret dot njeri për hakmarrje në këtë vend?

Atëherë ia lë shtetit dhe drejtësisë.

Kështu tha nëna e kryekomisar Dritan Lamajt, në të parin prononcim, që kur gjykata e shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, që akuzohej për vrasjen e të birit.

“Unë nuk vras dot njeri, ndaj ia kam lënë shtetit,” tha nëna e Lamajt.

Megjithatë ajo u shpreh se nuk ka shumë besim tek drejtësia e shtetit dhe paralajmëroi se çështjen do e çojë edhe në Gjykatën e Hagës.

Vendimi për lirimin e Arben Frrokut nga akuza shkaktoi shumë zemërim në opinion publik.

Lamaj u vra më 24 shkurt 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat