KQZ u bën thirrje partive: Ndalni fushatën

Shqipëria

KQZ u bën thirrje partive: Ndalni fushatën

Më: 5 maj 2015 Në ora: 12:40

KQZ i bën thirrje partive politike të ndalojnë fushatë elektorale deri më 22 maj, dita kur zyrtarisht nis kjo fushatë.

Në mbledhjen e sotme të KQZ, kryetarja Lefterie Luzi bëri këtë thirrje publike duke lexuar dhe nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat parashikojnë sanksionet në rast të mos respektimit të ligjeve.

“Partitë politike të ndalojnë fushatën deri më 22 maj, kur nis e barabartë për të gjitha subjektet elektorale. Nëse partitë do vazhdojnë, KQZ do marrë masat siç janë parashikuar në Kod,” tha Luzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat