5 maji, në Shqipëri përllogariten rreth 30 mijë dëshmorë

Shqipëria

5 maji, në Shqipëri përllogariten rreth 30 mijë dëshmorë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 12:14

Sot në 5 Maj përkujtohet dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ne kete date, 73 vite me pare, u vra në Tiranë nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional-Çlirimtare.

Në nder të tij, u vendos kjo datë përkujtimore, që përmban në vetvete, jo vetëm të rënët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas një ligji të miratuar në vitin 2000 statusi i dëshmorit i njihet personave të rënë në luftë para 28 Nëntorit 1912 dhe atyre që kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, para 7 prillit 1939.

Ky status iu njihet atyre që kanë qenë të përfshirë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë.

Listës iu shtohen dhe ato që kanë vdekur për shkak të plagëve të marra në luftë, ose janë ekzekutuar, apo kanë vdekur nga torturat në burgje e kampe përqëndrimi nazifashiste deri më 9 maj 1945.

Por në këtë ditë përkujtohen dhe luftëtarët shqiptarë, që kanë rënë në luftë kundër nazifashistëve jashtë kufijve shteterorë, deri më 9 maj 1945, atyre të rënë në luftën e Spanjës (1936-1939), si dhe shtetasit e huaj që kanë dhënë jetën për çlirimin e Shqipërisë.

Në këtë ditë përkujtohen dëshmorët e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore nga terrorizmi, ose në luftë kundër bandave të armatosura dhe kundër krimit ndaj jetës së individit, si dhe dëshmorët e rënë duke luftuar për çlirimin e Kosovës në vitet 1998-1999.

Numri i dëshmorëve në vend përllogaritet rreth 30 mijë./ABC

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat