Edhe Edi Rama i “druhet”! Kush është Hasani?

Shqipëria

Edhe Edi Rama i “druhet”! Kush është Hasani?

Më: 5 maj 2015 Në ora: 12:10

“Hasanizim do të thotë të kalosh nga një parti në tjetrën pa pasur asnjë besim as tek partia e vjetër dhe as tek partia e re. Hasanizim do të thotë të jesh gjithnjë në pushtet. Hasanizim do të thotë të mos besosh në asgjë. Në asnjë vend dhe asnjë qytet. Hasanizim do të thotë që gjithçka mundet dhe gjithçka duhet, pavarësisht se a mundet. Hasanizim do të thotë të mos kesh as dje, as sot dhe as nesër. Hasanizim do të thotë që kurrë të mos vish, por të presësh dhe të rrish. Hasanizim do të thotë që partitë nuk kanë asnjë dallim dhe qeveritë, kur ndërrohen, nuk sjellin asnjë ndryshim. Hasanizim do të thotë harrim. Amnezi dhe vazhdim”.

Kështu shkruan Ben Blushi në shkrimin e radhës, që këtë herë ka në qendër një fenomen, që deputeti e quan Hasanizim.

Ai i referohet kryebashkiakut aktual të Kukësit, Hasan Halilaj, kandidat për t’u zgjedhur për herë të tretë.

Por kush është Hasan Halilaj?

Një nga biznesmenët më të fuqishëm të këtij qyteti, ai ka qeverisur qytetin verilindor për dy mandate.

Fillimisht fitoi mandatin nën siglën e PD, por më pas u bë me LSI-në.

Kur banorët nisën të akuzojnë se nuk bëri të vetmen gjë që mund të bënte si kryebashkiak: një ujësjellës në një vend të rrethuar ngado me ujëra, ai tha se qeveria e ka bllokuar dhe ndërroi krah.

Në fakt mbeti brenda qeverisë.

Sërish ujësjellësi nuk është bërë, ndërsa Kukësi është në qendër të medias për shkak të eksodit, protestave dhe kritikave të Ben Blushit.

Edhe vetë Edi Rama duket se nuk ia ka shumë besën Hasanit.

Gjatë prezantimit të tij para tre ditësh, ai tha: “Hasan, mos na ikën prapë. Të dy kemi qenë në lëvizjen demokratike, por zemra rreh majtas, ti e kape me vonesë”.

Duke e ndjerë madje se njerëzit e kanë të vështirë të votojnë Halilajn, Rama bëri për herë të parë thirrje nga Kukësi për anëtarët e FRD-së së Bamir Topit, që të votojnë për Halilajn.

Rama tha se edhe FRD e kuptoi pak vonë se zemra rreh majtas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat