Topalli dhe Patozi i bashkohen fushatës së PD për zgjedhjet lokale

Shqipëria

Topalli dhe Patozi i bashkohen fushatës së PD për zgjedhjet lokale

Më: 5 maj 2015 Në ora: 11:32

Pavarësisht se dy ish- nënkryetarët e PD, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, janë cilësuar në media si dy nga më të pakënaqurit me ndryshimet në kupolën e kësaj partie, ata kanë ndezur motorrët e fushatës.

Një ditë më parë, të dy janë parë në fushatë, Patozi në krah të kandidatit demokrat për Vorën, Fiqiri Ismaili dhe Jozefina Topalli në krah të Voltana Ademit në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat