Banorët e Marinzës protestë me bagëtitë para zyrave të Bankers

Shqipëria

Banorët e Marinzës protestë me bagëtitë para zyrave të Bankers

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:26

Banorët e Marinzës kanë dalë sërisht në protestë para zyrave të kompanisë Bankers.

Ata kanë marrë me vete edhe bagëtitë dhe shprehen se për shkak të ndotjes nga nafta askush nuk u ble më qumështin.

Banorët theksojnë se nëse nuk ndërhyet protestat do të vazhdojnë.

Për shkak të ndotjeve, banorët ngrenë shqetësimin se nuk kanë çfarë të konsumojnë, pasi të gjitha prodhimet bujqësore janë të dëmtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat