Ambasadori rus në Tiranë: Rama na provokoi!

Shqipëria

Ambasadori rus në Tiranë: Rama na provokoi!

Më: 5 maj 2015 Në ora: 10:02

Ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, ka thënë se deklarata e kryeministrit Edi Rama për bashkimin në mënyrë klasike të Shqipërisë me Kosovën, është një provokim.


Ai thotë se deklaratat dhe kritikat e Ramës ndaj Brukselit kanë qenë të forta.


Por, sipas ambasadorit rus, Rama duhet të merret me problemet brenda vendit.


Sigurisht që unë i ndjek me vëmendje deklaratat e zotit Rama mbi çështjet kyçe të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë.


Nuk mund të mos vësh re se muajt e fundit deklaratat kritike të kryeministrit shqiptar ndaj Brukselit bëhen gjithnjë e më të forta.


Kulmi i kësaj retorike ishte deklarata e lartpërmendur që Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen “në mënyrën klasike”, nëse BE-ja nuk do të përshpejtojë proceset e integrimit evropian në rajon”, thotë ai për GSH.


Por, jam i sigurt se zoti Rama u shpreh jo tamam ashtu siç donte, aq më tepër se zyrtarët në Tiranë, duke përfshirë zëvendësministren e Jashtme, znj. Barbullushi dhe vetë ministrin Bushati, pohuan se fjalët e kreut të qeverisë ishin keqinterpretuar dhe se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i mundur vetëm brenda familjes së përbashkët evropiane.


Moska është e interesuar për ruajtjen e stabilitetit dhe klimës së fqinjësisë së mirë në Ballkan.


Dhe jam plotësisht dakord me komentet zyrtare edhe të Brukselit, edhe të MPJ-së së Rusisë që duhet të shmangësh deklarata provokuese dhe të përqendrohesh te zgjidhja e problemeve konkrete brenda vendit”, u shpreh ambasadori rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat