Opozita nderon dëshmorët, Basha: 5 maji, frymëzim për çdo shqiptar që të bëjë zgjedhjen e duhur

Shqipëria

Opozita nderon dëshmorët, Basha: 5 maji, frymëzim për çdo shqiptar që të bëjë zgjedhjen e duhur

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:57

Sot përkujtohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot të rënët në luftën antifashiste janë përkujtuar me ceremoni zyrtare homazhesh.

Të parët që vendosën kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve ishin përfaqësuesit e së djathtës. Kreu i demokratëve Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha por edhe kandidati për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova parakaluan me nderim dhe u përkulën para të rënëve.

Pas nderimeve kryedemokrati Basha deklaroi se 5 Maji është një ditë që i frymëzon shqiptarët për të zgjedhur rrugën e lirisë, për të larguar me votë qeveritë.

“Sot kemi një zgjedhje të forcojmë dhe thellojmë lirinë e qytetarit për të punuar, për tu shprehur, për të zgjedhur me votë dhe për të larguar me votë qeveritë. 5 Maji është frymëzim për çdo shqiptar që të bëjë zgjedhjen e duhur, të zgjedhë për lirinë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat