Avokati në partinë e Frrokut, kandidat për Bashkinë e Tiranës

Shqipëria

Avokati në partinë e Frrokut, kandidat për Bashkinë e Tiranës

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:01

Shkon në gjashtë numri i kandidatëve për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Dje në momentet e fundit ka dorëzuar listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive dhe këshillave bashkiake edhe Partia Kristian Demokrate, që drejtohet nga Mark Frroku, ku në Tiranë ajo ka propozuar si kandidat për kryetar bashkie pikërisht sekretarin e saj të përgjithshëm, avokatin Dhimitër Muslia.

Muslia ndryshe nga tre kandidatët e tjerë që kanë vendosur të kandidojnë ose të pavarur, ose nga forca politike joparlamentare, ka lehtësinë ligjore që të regjistrohet pa e patur të nevojshme të mbledhë firma mbështetësish.

Kjo për vetë faktin se Partia Kristiandemokratike është së pari parti parlamentare dhe së dyti, vetë Muslia zotëron mandatin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Burime nga PKD-ja kanë bërë të ditur se ai ka edhe mbështetjen e disa partive të tjera, të cilat nuk pranuan të regjistroheshin si pjesë e dy koalicioneve të mëdha.

Ai do konkurrojë përballë 5 kandidatëve të tjerë, Erion Veliajt si kandidat i së majtës së bashkuar, Halim Kosovës si kandidat i opozitës, Gjergji Bojaxhiut si kandidat i pavarur dhe Sazan Gurit dhe Arben Tafajt si kandidatë të partive që ata vetë drejtojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat