Divjakë, dhunohet sekretari i PS Mane: U dhunonva pas denoncimit

Shqipëria

Divjakë, dhunohet sekretari i PS Mane: U dhunonva pas denoncimit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 23:21

Ka qenë Sekretari i PS në Divjakë, Berti Mane, ai i cili ka denoncuar publikisht se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të këtij qyteti Fredi Kokoneshi.

Berti Mane ka zgjedhur selinë e PD në Divjakë për të bërë publike se Loni Kokoneshi, i njohur si “monstra i Divjakës” ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, pasi ai kishte denoncuar disa herë aferat korruptive të Bashkisë Divjakë.

Mane u shpreh se ky është një rast i përsëritur, jo vetëm ndaj tij, por edhe qytetarëve të cilët sipas Manes janë kërcënuar nga vëllai i kandidatit të PS për një mandat të ri dhe njëkohësisht kryetari i bashkisë së këtij qyteti.

Mane gjithashtu hedh akuza edhe për kandidatin Fredi Mane duke e akuzuar se ai ka qene tutor prostitucioni në Milano dhe se ka abuzuar me fondet publike në bashki.

Fredi Kokoneshi është kandidati zyrtar i PS për Bashkinë e Divjakës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat