“Like” te paralajmërimi i vetëvrasjes dhe 'këshilla' për mënyrën e vdekjes

Shqipëria

“Like” te paralajmërimi i vetëvrasjes dhe 'këshilla' për mënyrën e vdekjes

Më: 4 maj 2015 Në ora: 21:49

I riu që i dha fund jetës duke u hedhur nga një lokal në katin e shtatë të një ndërtese në Gjirokastër, kishte para lajmëruar një veprim të tillë në një status të postuar në Facebook.

Mesazhi i tij është shumë i qartë, por përveç disa “like”, statusi ka vetëm një koment: O Visi ç’është ky postim se po na tremb. mire je të paktën?”

Por, asgjë më shumë… Edhe pse edhe statuset e tij të mëparshme tregojnë një gjendje të trazuar psikologjike, mesa duket askush nuk është shqetësuar për gjendje e tij mendore.

Madje në një status ku ai përshkruar gjendjen e tij të tronditur, dikush i rekomandon edhe të hidhet nga ballkoni.

Përveç postimit të disa këngëve dashurie, ku mes tyre një me titull: “Do ma heqësh trurin mua”, ai flet dhe për dashurinë e jetës: “Kam gjet dashurinë e jetës time, këtë vit do të martohem…!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat