Këshilltarët bashkiakë, Basha bën ndërhyrjet e fundit

Shqipëria

Këshilltarët bashkiakë, Basha bën ndërhyrjet e fundit

Më: 4 maj 2015 Në ora: 21:02

Partia Demokratike nuk ka dorëzuar ende emrat e kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës. Zgjatja e afatit nga ana a KQZ-së deri në orën 24:00 po shfrytëzohet nga kreu demokrat Lulzim Basha, i cili është duke bërë ndryshimet e fundit.

Ndryshe nga Partia Demokratike e cila ka zgjedhur të dorëzojë në minutat e fundit, Partia Socialiste tashmë ka bërë publike 61 emrat e këshilltarëve bashkiak.

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i ka dorëzuar emrat e saj për këshillin bashkiak të Tiranës. Mësohet se PD-ja dhe LSI-ja ndryshe nga Partia Socialiste do të shfrytëzojnë limitet e afatit për të bërë ndërhyrjet në emrat e kandidatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat